Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mehmeti: Serbia ka kryer një gjenocid të pastër në Kosovë, që duhet ta njoh edhe historia ndërkombëtare

Mehmeti: Serbia ka kryer një gjenocid të pastër në Kosovë, që duhet ta njoh edhe historia ndërkombëtare

Historiani Rustem Mehmeti në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria ka folur rreth masakrës së Tivarit.

Ai ka thënë se Serbia ka kryer një gjenocid të pastër ndaj popullit shqiptar.

“Mund të themi qartë se gjatë këtyre periudhës 1944-1945, Serbia kishte filluar të kryente gjenocid në Kosovë, duke larguar me dhunë popullatën, dhe më vonë do të bëheshin marrëveshje me shtetin turk për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova drejt Turqisë. Njëkohësisht, masakrat që po i kryente prej Sanxhakut të Nishit, për të vazhduar deri në Tivar, që ishte kulmi. Unë e them çdo herë se Serbia kishte kryer një gjenocid të pastër, pra që duhet ta njohë edhe historia ndërkombëtare, sepse tashmë historia shqiptare e njeh që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë,” ka thënë historian Rustem Mehmeti në TV Arbëria.