Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mehmeti-Selimi: Besoj ju kujtohet si qeveritarët e atëhershëm thonin se formimi i Speciales është i mirë për Kosovën

Mehmeti-Selimi: Besoj ju kujtohet si qeveritarët e atëhershëm thonin se formimi i Speciales është i mirë për Kosovën

Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Vetëvendosjes ka bërë një shkrim me rastin e 10-vjetorit të miratimit të Gjykatës Speciale.

Ajo ka përmendur një fjalim asokohe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i cili pyeste se “pse ka nevojë të pastrohet lufta e UÇK-së, nëse ishte e drejtë”.

“A ju kujtohet kur në Kuvendin e Kosovës, dikush thoshte:

“Nëse lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, pse paska nevojë të pastrohet?”

“Në mes të dy të këqijave duhet të zgjedhim të keqen më të vogël” – Jo! Ne nuk jemi këtu që të zgjedhim mes të keqes më të madhe apo më të vogël. Mes dy të këqijave, për qytetarët, duhet t’i refuzojmë të dyja!””, ka shkruar Selimi, duke rikujtuar fjalimin e Kurtit.

Ajo tutje ka përmendur se si eksponentët e Qeverisë asokohe kërkonin miratimin e saj.

“Besoj se po ashtu ju kujtohet se si qeveritarët dhe deputetët e pushtetit të atëhershëm thoshin se formimi i Gjykatës Speciale është i mirë për Kosovën, dhe se është i mirë për UÇK-në sepse e “pastron” atë…

Ky ishte vetëm një rikujtim.”, ka shkruar ajo.