Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Mehmeti: BQK-ja shtyllë kryesore e ekonomisë, sistemi financiar ka pasur rritje të vazhdueshme

Mehmeti: BQK-ja shtyllë kryesore e ekonomisë, sistemi financiar ka pasur rritje të vazhdueshme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka folur për të arriturat si guvernator i këtij institucioni përgjatë 5 viteve.

Mehmeti BQK-në e ka vlerësuar si shtyllë kryesore të individëve dhe ekonomisë, duke thënë se sistemi financiar në vend ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme

“Komunikimi me media ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm dhe do te vazhdoj edhe në të ardhmen. Me gjithë vështirësitë që jemi ballafaquar si institucion jam i lumtur që 5 vitet e fundit BQK ka siguruar një sistem financiar stabil dhe të jetë një nga shtyllat kryesore të individëve dhe ekonomisë. Që nga marsi i 2018-ës kemi arritur që me sukses të përmbushim rolin tonë, sistemi financiar në vend gjatë kësaj periudhe ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme”, ka thënë Mehmeti.

“Nën udhëheqjen time, BQK ka arritur që të siguroj një sistem financiar stabil. Gjithashtu përformanca e përgjithshme ka qenë shumë e kënaqshme duke vazhduar”, ka thënë tutje ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress