Gazetari Lirim Mehmetaj tha se Qeveria e Vetëvendosjes e trajtoi procesin zgjedhor si një referendum mes “Nesh dhe Atyre”, por populli, sipas tij, e dha mesazhin e tij të qartë:”Ata, jo Ju”.
Ai në Facebook madje akuzoi partinë në pushtet për tentativën për të ndryshuar narrativën pas humbjes, duke e paraqitur garën si një përballje me partive dhe jo si një votë plebishitare ndaj qeverisë.
Derisa kujtoi se Vetëvendosje kërkoi 50% të votave dhe 500,000 votues, por nuk arriti t’i siguronte.
“Qeveria e Vetëvendosjes i pati fut krejt mekanizmat e vet në funksion që ta bind popullin se në fakt zgjedhjet janë mes dy opsioneve: Ne dhe Ata. Populli e mori mesazhin dhe tha: Ata, jo Ju. Tash, prapë, i paska fut krejt mekanizmat në funksion me bind popullin se në fakt ishte një garë mes partive të ndryshme dhe të gjithë garuan veç e veç. Jo jo. E kërkuat referendumin. E humbët. I kërkuat 50%. S’i morët. I kërkuat 500k, s’ua dha kush. Tash veç mundeni me ecë. Kërkoni falje për dëmet e mëdha që ia shkaktuat shtetit, për mos punën e vazhdueshme, për hajnitë e gërditshme, për abuzimet e paparë dhe për marrëveshjen anti-kombëtare me Serbinë dhe ecni.” shkroi Mehmetaj.