Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar pozitivisht listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së,
Në Debat Plus, Mehmetaj theksoi se lista e AAK-së është jashtëzakonisht më e mirë se ajo e VV-së, duke përmendur se kjo ka të bëjë me përbërjen e kandidatëve dhe renditjen e tyre.
“Bashkëpunimi me Nismën është më organik. Edhe ka mundësi se do të ketë sukses. Listën e pashë për befasi time, ke listë solide edhe mu duk edhe për nga renditja edhe për nga emrat listë bajagi e mirë, sidomos në raport, është jashtëzakonisht më e mirë se e VV-së. As nuk ka diskutim”, ka thënë Mehmetaj.