Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mehmetaj: PDK-ja ka zbutur kritikat ndaj Qeverisë pas takimit Kurti-Krasniqi

Mehmetaj: PDK-ja ka zbutur kritikat ndaj Qeverisë pas takimit Kurti-Krasniqi

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka theksuar se ka rënie të intensitetit të kritikave të PDK-së ndaj qeverisë pas takimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Mehmetajt, kritikat e PDK-së ishin të pakta edhe para takimit, por pas tij, ato u bënë edhe më të rralla.

Mehmetaj ka thënë se pjesa më e madhe e takimit dyorësh midis Krasniqit dhe Kurtit, ku ishin të pranishëm edhe Abelard Tahiri dhe Mimoza Kusari-Lila, nuk u fokusua në çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, por në tema të tjera.

“Këqyreni prej takimit të fundit të Memlit edhe Abelard Tahirit me Kurtin dhe Mimoza Kusari – Lilën, edhe këqyrni rënien e intensitetit në kritik edhe ashtu të pakët para takimit, pse? Kjo është pyetja, kam informacione se në atë takim dy orësh veç pesë minuta e para është jep propozimi a shkojmë në zgjedhje më herët edhe biseda tjetër është bisedë për tjetër gjë”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.