Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj është shprehur i ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, duke pretenduar se ministria ka ndarë 66 mijë euro për një tender të një kompanie për heqjen e mobileve, të cilat, delë që nuk ekzistojnë.
“I kanë dhënë 66 mijë euro për heqjen e mobileve të cilat nuk ekzistojnë. Për më tepër, kontrata e plotë është 370 mijë euro, për renovimin e vetëm 600 metrave katror. Po ua merr mendja, edhe me këto para, çka ka ndodhë?” ka shkruar Mehmetaj.
Mehmetaj shprehet se Kosova është një vend sui generis ku shpërblehet hajnia, keqpërdoruesi dhe analfabeti, duke shtuar: “Në zgjedhjet e ardhshme, jepjani 200 mijë vota, mos hezitoni.”
Postimi i plotë:
T’bofshin mirë o Pec hajni
Qe një tjetër dëshmi e hajnit klasik me emrin Faton Peci, të cilin partia Vetëvendosje e shpërblen për hajni.
I kanë dhanë 66 mijë euro për heqjen e mobileve të cilat nuk ekzistojnë.
Për ma tepër, kontrata e plotë është plotë 370 mijë euro, për renovimin e veç 600 metrave katror.
Po ua merr mendja edhe me këto para çka ka ndodhë.
Qe.
Kosova vend sui generis ku shpërblehet hajni, keqpërdoruesi e analfabeti.
Në zgjedhjet e ardhshme jepjani 200 mijë vota, mos hezitoni.
Lajmin e keni prej Kohës se këtyre ju besoni ju. /TV Arbëria