Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mehmetaj kritikon VV-në: Hera e parë që një parti e kap RTK-në e i sulmon mediet e tjera

Mehmetaj kritikon VV-në: Hera e parë që një parti e kap RTK-në e i sulmon mediet e tjera

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje, për siç ka thënë ai, kapjen e mediumit publik RTK.

Mehmetaj, në “Debat Plus”, tha se është hera e parë që një parti e kap mediumin publik dhe përmes tij i sulmon mediet e tjera në Kosovë.

“Është hera e parë që një parti politike e kap televizionin me i sulmu mediat tjera. Ka mujt në të kaluarën me u përshtatë kronikat, me përcjellë më shumë punë të mira të qeverisë sesa probleme, por ky është tjetër nivel. Për shkak të natyrës së punës së RTK-së, ne e patëm mundësinë me pa çka ka ndodhë dhe çka ndodh në RTK”, u shpreh ai