Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mehmetaj: I bindur që problemet me faqen e KQZ-së janë vepër e qeverisë

Mehmetaj: I bindur që problemet me faqen e KQZ-së janë vepër e qeverisë

Gazetari, Lirim Mehmetaj ka shkruar në Facebook se në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më nuk po del prodhues i faqes kompania “Cacttus”

Sipas tij, kjo po ndodh pasi faqja dështoi, shkruan TV Arbëria.

Meqenëse prodhues i faqes së KQZ-së ka qenë kompania e ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Mehmataj thotë se është i bindur që problemet me këtë faqe janë vepër e qeverisë.

Derisa shpreson që kjo çështje të hetohet më tutje.

“Sic po e shihni ne faqen e KQZ-se me nuk po del prodhuesi i faqes, kompania “cattus”.  Kjo po ndodhe pasi deshtoi faqja. Prodhuesi i faqes ka qene kompania e keshilltarit te Albin Kurtit, Lulezon Jagxhiu. Une jam thellesisht i bindur qe problemet me faqen ne fakt jane veper e qeverise pasi e pane qe rezultati s’po dilte ashtu sic e prisnin. Shpresoj se do te hetohet kjo ceshtje”, ka shkruar Mehmetaj./TV Arbëria./