“Kujtojmë brigadën 138 me në krye heroin e kombit, dëshmorin Agim Ramadani, si dhe 100 të rënët e kësaj beteje, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ardhur nga treva të ndryshme që për asnjë moment nuk iu frikësuan armikut as vdekjes, ngase të guximshëm e stoik i mbante dashuria për atdheun dhe besimi i pashoq se duhet luftuar për lirinë e popullit e për tokën e trashëguar ndër breza”, ka shkruar Mehaj.
“Ishte pikërisht në këtë betejë e nga kjo brigadë që u largua kufiri i pakuptimtë ndërmjet shqiptarëve i imponuar nga pushtimi jugosllav, duke i bërë bashkë në këtë mënyrë fizikisht shqiptarët e të dyja anëve, vendasit e tokës ilire që i bashkon gjuha e tradita, e kaluara dhe e ardhmja, kombi që nuk njeh ndarje fizike ngase e pashkëputshme është lidhja emocionale për këto troje e për njëri-tjetrin”, ka shkruar tutje ministri Mehaj.
/TV Arbëria