Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Mehaj nuk jep detaje për blerjen e armatimit ushtarak

​Mehaj nuk jep detaje për blerjen e armatimit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se synimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Mehaj në raportim para Komisionit për Siguri në Kuvend të hënën, ka prezantuar punën e tij gjatë vitin 2022.

Ai tha se vetëm në këtë vit janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, derisa pritet të rekrutohen edhe 1000 të tjerë në konkurset e reja.

Mirëpo, konfirmoi se vetëm gjatë vitit 2022 janë larguar nga FSK-ja 127 ushtarë.

Mehaj tha se gjatë vitit 2022 kanë hartuar strategjinë e sigurisë.

Derisa, nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar i FSK-së po vazhdon dhe se Kosova do të marrë pjesë në “Defender 2023”.

Ndërkaq, refuzoi të jap shifra për blerje të armatimit ushtarak në prani të mediave. /TV Arbëria

Powered by WordPress