Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
Mehaj ka thënë po ashtu se, FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.
“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka thënë Mehaj.
/TV Arbëria