Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Medon Berisha lëndohet rëndë, largohet me barelë mes lotëve

Medon Berisha lëndohet rëndë, largohet me barelë mes lotëve

Një tjetër rast lëndimi ka alarmuar futbollin italian, teksa Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë duelit që Lecce po zhvillon ndaj Pisas.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mesfushori 22-vjeçar pësoi një lëndim muskulor dhe menjëherë kërkoi të largohej nga fusha, ndërsa stafi mjekësor e nxori me barelë.

Berisha është parë me lot në sy, moment që ka emocionuar të gjithë të pranishmit, të cilët e kanë duartrokitur gjatë daljes së tij nga loja.

Para kësaj ndeshjeje, ai kishte regjistruar 13 paraqitje, dy gola të shënuar dhe tri asistime, ndërsa vlerësohet lartë nga klubi italian.

Dueli Lecce – Pisa zhvillohet në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A-së.