Sulmuesi Mallorcas, Vedat Muriqi, është tubuar me Kosovën për ndeshjet e muajit tetor, por ai nuk do të luajë në Andorra për shkak të pezullimit, ndërsa me anulimin e ndeshjes kundër Izraelit, udhëtimi i tij ka dal të jetë i kotë.
Mediumi spanjoll AS ka shkruar sot se udhëtimi në datat e kalendarit të FIFA-s, nuk ka qenë më i miri dhe më me pak ndikim se ai i Vedat Muriqit.
Sulmuesi i Kosovës ka udhëtuar kot pasi në kalendarin aktual të FIFA-s nuk do të luajë asnjë nga dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Këtë të enjte Kosova do të luajë në orën 20:45 në Andorra, por sulmuesi është pezulluar dhe nuk do të jetë në lojë.
Në ndeshjen e mëparshme të luajtur në Rumani, Muriqi u përjashtua me karton të kuq dhe duhet të vuaj një ndeshje pezullim.
Nga ana tjetër, dhe siç nuk mund të ndodhte ndryshe, ndeshja e planifikuar në Prishtinë të dielën e ardhshme më 15 kundër Izraelit është pezulluar pas konfliktit që po zhvillohet mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo ndeshje nuk ka një datë për tu luajtur për momentin me UEFA-n që do ta marr vendimin më vonë.
Kosova është në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën dhe është e pesta në grup me 4 pikë pas katër barazime dhe dy humbjeve deri më tani.
Sulmuesi i Real Mallorca, Vedat Muriqi, pritet të kthehet në ishull të hënën e ardhshme.
/TV Arbëria