Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh shpërdorojnë milionat

Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh shpërdorojnë milionat

Mediumi gjerman Frankfurter Rundschaushkruan se kriza politike në Kosova po thellohet, pasi qeveria dhe opozita nuk kanë arritur një konsensus minimal, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare – të tretat brenda vetëm 16 muajve.

Sipas raportimit, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi dhe nuk e sheh zgjedhjet si zgjidhje. Në anën tjetër, opozita fajëson qeverinë për mungesë vullneti për bashkëpunim. Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, thekson se pushteti nuk mund të funksionojë pa kompromis dhe se qeveria kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim.

Në Kosovë, presidenti zgjidhet nga parlamenti me pjesëmarrjen e të paktën dy të tretave të deputetëve, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet partive. Pa këtë bashkëpunim, zgjedhja e kreut të shtetit bëhet praktikisht e pamundur.