Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mediat serbe shkruajnë se Serbia ka braktisur takimin për të pagjeturit në Bruksel pas aksionit në Kosovë

Mediat serbe shkruajnë se Serbia ka braktisur takimin për të pagjeturit në Bruksel pas aksionit në Kosovë

Sot në Bruksel ishte konfimuar se do të mbahej takimi i parë i Komisionit të Përbashkët në mes të Kosovës dhe Serbisë për personat e pagjetur.

Mediat serbe raportojnë se pala serbe ka dalë nga takimi, pas aksionit që sot Policia e Kosovës ka zhvilluar në nivel të vendit dhe ka mbyllur disa institucione paralele të Serbisë që kanë funksionuar në një numër qytetesh.

Kreu i ekipit negociator i Serbisë, Petar Pektoviq, pritet që të flasë nga Brukseli për këtë çështje./Express/