Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mediat rumune: UEFA ka nisur hetimet për ndeshjen Rumani-Kosovë

Mediat rumune: UEFA ka nisur hetimet për ndeshjen Rumani-Kosovë

Dy ditë pas ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, ku “Dardanët” pësuan disfatë me rezultat 2-0, Komisioni Disiplinor i UEFA-s, sipas mediave rumune, ka nisur hetimet për pankartën dhe thirrjet “Kosova është Serbi” e cila solli ndërprerjen e ndeshjes për 45 minuta.

Dukej qartë se ky skandal do të kishte pasoja. Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri francez Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, anglezi Andreë Shaw, paraqitën raportin për atë që ka ndodhur.

Sipas burimeve të gazetës rumune “Gspr.ro” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:

Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”).

Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme).

Sjellje raciste.

Ndezja e pishtarëve.

Hedhja e objekteve në fushë.

Bllokimi i zonave të aksesit publik.

Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se do të ankohet në organet e UEFA-s për këtë situatë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress