Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Media serbe: Gënjeshtra e radhës e Vuçiqit – Gjermania dhe Kapitulli 3

Media serbe: Gënjeshtra e radhës e Vuçiqit – Gjermania dhe Kapitulli 3

Media serbe “Nova.rs” shkruan për, siç thuhet, gënjeshtrën e radhës së presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sa i përket hapjes së Kapitullit 3 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE.

“Nova” shkruan se duhet përmendur të pavërtetën që ka thënë Aleksandar Vuçiq për Klasterin 3, i cili nuk iu hap Serbisë.

Pra, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitën e tij në Gjermani, ku temë kryesore ishte litiumi, e ka shfrytëzuar për ta falënderuar mikpritësin për mbështetjen për hapjen e Klasterit 3 dhe për mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane.

Megjithatë, ai shpejt u përgënjeshtrua nga deputeti i Bundestagut dhe raportuesi i Partisë Liberal Demokrate (FDP) për Ballkanin Perëndimor, Tomas Hacker, duke deklaruar se Vuçiq ka një marrëdhënie të vështirë me të vërtetën.

“Kjo deklaratë tregon marrëdhënien e vështirë të Vuçiqit me të vërtetën. Fakti është se Gjermania është kundër hapjes së këtij grupi të kapitujve të negociatave, i cili, duke pasur parasysh përparimin e dobët të Serbisë në çështjet themelore, është i vetmi vendim korrekt”, ka thënë Hacker.