Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet personi që kanosi gazetarin Ermal Panduri

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet personi që kanosi gazetarin Ermal Panduri

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i cili kanosi gazetarin Ermal Panduri.

Në njoftim thuhet se “si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.”

Ky rast është iniciuar më 22 korrik të vitit 2024.

Sipas komunikatës, i dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kjo për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. /RTV Dukagjini