Në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut sot është vendosur një pllakë me simbole të Republikës së Kosovës.
Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshanin, nuk ka pasur ndonjë rezistencë gjatë vendosjes së kësaj pllake në hyrje të ndërtesës.
“Ne jemi të vendosur në komunë brenda ndërtesës, kështu që nuk ka pasur nevojë të asistojmë sepse aty kemi qenë. Çdo gjë ka shkuar në rregull”, është shprehur Elshani.