Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Më shumë se 600 shtetas të huaj pritet të largohen nga Gaza

Më shumë se 600 shtetas të huaj pritet të largohen nga Gaza

Më shumë se 600 shtetas të huaj dhe palestinezë me shtetësi të dyfishtë në Gaza pritet të lejohen të hyjnë në Egjipt të dielën.

Një listë u publikua nga zyrtarët palestinezë të kufirit që mbante emrat e atyre që do të lejoheshin të dilnin nga enklava e rrethuar.

Më shumë se 300 persona në listë janë nga ShBA-ja dhe Kanadaja.

Në mesin e tyre ka edhe gjermanë, norvegjezë, grekë, turq dhe filipinas, raporton Al Jazeera.

Kalimi kufitar Rafah është hapur për pothuajse 900 shtetas të huaj dhe ata me shtetësi të dyfishtë që kur Izraeli rifilloi sulmet në Gaza të premten, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Përveç kësaj, 13 persona të lënduar u lejuan të kalonin në Egjipt herët të dielën.

/TV Arbëria

Powered by WordPress