Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > ​Më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë qershorit në Kalanë e Gjirokastrës

​Më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë qershorit në Kalanë e Gjirokastrës

Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës ku është regjistruar sërish një numër i lartë vizitorësh gjatë qershorit.

Sipas të dhënave të publikuara rishtazi nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, vizitat turistike në Kalanë e Argjirosë, për periudhën 1 qershor -30 qershor 2024 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë.

Këtë qershor janë regjistruar 30,442 vizitorë ose 10,730 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtit muaj në vitin 2023, ose 19,456 me shumë se në qershorin e vitin 2022.

Kalaja ka një histori të lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë e pati në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena realizoi një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Themes by WordPress