Ka kaluar më shumë se një muaj nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të cilin është bërë e mundur kalimi nga patentë shoferi serb në patentë shoferi kosovar. Deri më tani mbi 1.000 persona kanë aplikuar për zëvendësim, sipas të dhënave të djeshme të Policisë së Kosovës. Shumica dërrmuese e kërkesave janë dorëzuar në komunat në veri të Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vendosur në fillim të muajit maj të hapë mundësinë e kalimit nga patentë shoferët serbë të lëshuara për qytetarët në Kosovë në patentë shoferët kosovarë.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe kjo mundësi do të jetë e hapur për tre muajt e ardhshëm – deri më 9 gusht 2024. Pas skadimit të këtij afati, siç është paralajmëruar, nuk do të jetë më e mundur vozitja në Kosovë me lejet serbe që janë lëshuar për qytetarët në Kosovë, transmeton Paparaci.
Ndonëse ka hyrë në fuqi më 9 maj, dorëzimi i kërkesave u bë i mundur nga data 10 maj. Dje janë paraqitur 55 kërkesa të tilla dhe deri më tani gjithsej 1028.
Numri më i madh është dorëzuar në komunat në veri të Kosovës – 809.
“Në Leposaviq janë paraqitur 213 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 301, në Zubin Potok 139 dhe në Zveçan 156”, ka konfirmuar policia për KoSSev.
I gjithë procesi i pajisjes me patentë shofer kosovar, sipas njoftimit, zgjat 15 ditë. Me marrjen e saj, patentë shoferi serb që aplikanti e ka dorëzuar i kthehet si dokument i pavlefshëm. Siç është konfirmuar për KoSSev nga policia.
Për të aplikuar për kalimin në patentë shofer të Kosovës, qytetarët duhet të posedojnë: patentë shoferi të lëshuara nga Republika e Serbisë për personat që kanë kaluar testin e shoferit për kategoritë përkatëse pas datës 10 qershor 1999 e deri më 9 maj të këtij viti