Kesco ditëve të fundit ka lanësuar kampanjën “ Në emrin tënd”.
Qëllimi i kësaj kampanje është përditësimi i të dhënave dhe rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin, në këtë rast KESCO-n.
Përditësimi i të dhënave shërben për qëllime të shumta duke përfshirë aspekte të ndryshme, përfshirë këtu edhe vendosjen e njehsorit në emrin e shfrytëzuesit të energjisë elektrike.
Kesco sot, ka lanësuar dhe një video ku ka sqaruar në mënyrë më të detajuar se si duhet të veprojmë në raste kur duhet të bëhet përditësimi i të dhënave.
Ju si konsumatore duhet të ndërrmerrni këta hapa për të përditësuar të dhënat tuaja pranë zyreve të KESCO-së edhe kur:
Keni kontratë aktive me KESCO:
Posedoni kontratë, por, ju duhet të përditesoni adresën, numrin e telefonit ose numrin personal.
Këtë proces mund ta bëni vetëm me kopje të leternjoftimit apo duke autorizuar dikë tjetër me hapë noterial.
Në rast të vdekjes të pronatit të kontratës me KESCO :
Nëse bartësi i njësorit ka ndërruar jetë atëherë njësori duhet të bartet tek trashigimtarët e tjerë, në këtë rast duhet t’i sjellni aktin noterial të trashëgimisë apo certifikaten e vdekjës se personit, certifikatën e bashkësisë familjare dhe dëshminë për posedimin e pronës.
Në rast të shit-blerjës së pronës:
Nesë keni shitur apo keni blerë pronë ju duhet të keni me vete kontratën e shit-blerjës të noterizuar dhe kopjen e letërnjoftimit . Ky proces mund të përfundohet dhe duke autorizuar dikënd tjetër për ju.
Në rast të qira-marrjës apo qira-dhënjës së pronës:
Përditësimi duhet të bëhet edhe në rastet të qira-dhënjës apo qira-marrjës. Kjo nënkupton që përgjegjës i njësorit duhet të jetë edhe personi që e shfrytëzon edhe energjin elektrike. Në këtë rast ju nevojitet kontrata e qeras e noterizuar dhe kopja e letërnjoftimit të aplikuesit.
Për më shumë ndjekni dhe videon e prezantuar nga KESCO: