Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Me pistoletë dhe kokainë, arrestohet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari

Me pistoletë dhe kokainë, arrestohet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi mbante pa leje një armë zjarri tip pistoletë dhe kokainë.

Sipas policisë 42-vjeçari u kap në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras.

Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e kokainës dhe 2 celularë.