Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Me pasaportë diplomatike të falsifikuar, tenton të udhëtojë nga Prishtina për në Gjermani

Me pasaportë diplomatike të falsifikuar, tenton të udhëtojë nga Prishtina për në Gjermani

Një rast i prezantimit të rremë është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, më 11 mars 2026 rreth orës 15:30, gjatë kontrollit të dokumenteve në aeroport, një femër kosovare, e cila ishte në nisje nga Prishtina për në Dyseldorf, ka prezantuar një pasaportë diplomatike, një ID dhe një distinktiv.

Dokumentet e paraqitura janë konsideruar të dyshimta dhe janë sekuestruar nga policia.

“Me 07.04.2026, me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti dhe pas përfundimit të procedurave, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti po trajtohet nga njësitet policore.