Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Me një grusht votash bëmë shtetin, me një vagon “tërrt” s’po mund të bëjmë

Me një grusht votash bëmë shtetin, me një vagon “tërrt” s’po mund të bëjmë

Shkruan: Agron Hoti

 

Në vend që sot të flisnim për projekte kombëtare, të cilat do t’i jepnin shtysë dhe shpresë zhvillimore vendit, ne jemi bllokuar së brendshmi dhe izoluar së jashtmi, duke u marrë me zgjedhje pas zgjedhjesh pa kurrfarë zgjidhje.

Për të pasur sukses nuk luan rol shumica, por organizimi dhe disiplina. Kjo më së miri është vërtetuar me UÇK-në, e cila kur e kishte filluar misionin e shenjtë të çlirimit të Kosovës ishte përbërë vetëm prej një grushti njerëzish që numëroheshin në gishta.

Kurrë nuk u bënë 50%, por, me organizimin dhe disiplinë UÇK ia pati dalë ta bënte për vete tërë Perëndimin (diçka që kurrë nuk kishte ndodhur në historinë tonë) dhe përfundimisht ta çlironte Kosovën dhe pastaj me veç 30–35% të votave, ta pavarësonte dhe ta kompletonte shtetin në vitin 2018. Projekt më madhor dhe më të vështirë se çlirimi, pavarësimi dhe shtetndërtimi nuk do të kemi më kurrë, dhe shyqyr që nuk do të kemi.

Pse nuk po ecën asgjë me këtë shumicë votash? Pse me më pak vota vendi po e kryente procesin më të rëndë historik që kemi pasur — çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin — kurse me shumicë votash “tërrt” s’po mund të bëjmë? Ku është problemi? Me një grusht votash po rindërtonim nga zero infrastrukturën që kurrë s’e kishim, kurse me një vagon votash “tërrt” s’po mund të bëjmë.