Me nga 500 euro janë dënuar disa persona në Podujevë, pasi që të njëjtit janë zënë duke hedhur mbeturina në Lumin Llap.
Dënimi ndaj tyre u bë nga Drejtoria e Inspeksionit.
Identifikimi i tyre u bë pas publikimit të videove në media dhe rrjete sociale.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati komunal i dënon me nga 500 euro ndotësit e mjedisit
Pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shihen persona duke i zbrazur mbeturinat në lumin Llap, inspektorët komunalë e kanë bërë identifikimin e tyre dhe i kanë gjobitur me nga 500 euro.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ruajnë mjedisin. Ndryshe, inspektorët komunalë do të jenë të pakompromis me ndotësit e mjedisit!
07.06.2024, Podujevë
