Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt sot u zbulua shtatorja e Leotrim Ahmetit, djalit 7-vjeçar të vrarë gjatë luftës, si pjesë e aktiviteteve për të përkujtuar 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe.
Bahri Ahmeti, vëllau i Voglushit Leotrim Ahmeti, i vrarë nga Forcat Serbe, në Rezall të Drenicës në vitin 1998 në një intervistë për Televizionin Arbëri ka folur për emocionet që i përjetoi familja e tij kur pa skulpturën e vogëlushit.
Me lot në sy dhe tejet i përmalluar Ahmeti tha se saherë të kenë mall për Leotrimin do të shkojnë ta vizitojnë skulpturën e tij.
Intervista e plotë: