Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Me Ligjin për Amnistinë u falën edhe vrasjet”, Gruda i reagon VV-së: Tërësisht e pavërtetë

“Me Ligjin për Amnistinë u falën edhe vrasjet”, Gruda i reagon VV-së: Tërësisht e pavërtetë

Nga Partia Demokratike e Kosovës i kanë reaguar Vetëvendosjes, pasi dy deputetë të saj sot thanë se përmes votimit të Ligjit të Amnistisë 12 vite më parë, ishin falur edhe veprat penale të vrasjes.

Sipas deputetit Përparim Gruda, kjo është plotësisht e pavërtetë.

Ai ka sqaruar se neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje.

“Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LVV është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën.”, ka shkruar Gruda në Facebook.