Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Me kredi deri n’fyt, qytetarët të varur nga bankat

Me kredi deri n’fyt, qytetarët të varur nga bankat

Kosovarët po del se janë goxha të varur nga huamarrja në banka.

Veç në vitin që shkoi u regjistruan plot 114 milionë euro më shumë kredi konsumuese se më 2022.

Për këtë rritje prej 23 për qind, sipas Odës Ekonomike pati ndikim rënia e vlerës së parasë.

As rritja e kamatës nuk ndikoi në uljen e kërkesave për kredi, që për një profesor ekonomie paraqet rrezikun e mospagesës.

Raport krejt i kundërt ekziston në kreditë hipotekare ku më 2023 pati rënie prej 11 për qind në krahasim me vitin paraprak, Kjo sipas OEK-ut pasi sektori privat u hendikepua.

Ekonomistët vlerësojnë se duhet ndryshuar politika fiskale që krizat financiare të përballohen më lehtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Themes by WordPress