Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Me këto bimë mund ta ndalni diarrenë dhe kapsllëkun

Me këto bimë mund ta ndalni diarrenë dhe kapsllëkun

Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është një problem shëndetësor që karakterizohet nga: dhembje të forta dhe/ose fryrje barku; çrregullime të jashtëqitjes si diarreja apo konstipacioni; gjendje jo të rehatshme të barkut, fryrje apo gazra.

Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët. Në gjuhën popullore kjo sindromë njihet si “zorra nervoze”. Po në mjekësinë popullore ofrohen alternativa natyrale për qetësimin e simptomave.

Kamomili –Kjo bimë qetëson stomakun, zbut kontraktimet e tij gjatë tretjes, përmirëson jashtëqitjen dhe largon stresin dhe ankthín. Pijeni çajin e kamomilit në mëngjes dhe në darkë kundër dhembjeve.

Lavanda – Kjo bimë aromatike qetëson sistemin nervor, përmirëson funksionin e sistemit nervor simpatetik, por edhe funksionet e tretjes. Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e pasionit – Kjo bimë zbut kontraktimet dhe dhembjet e stomakut, lehtëson simptomat e zorrës nevrike kur ato shoqërohen me nervozizëm, parehati, stres dhe/ose ankth.

Nenexhiku – Kjo bimë eliminon dhembjet dhe kontraktimet e barkut por edhe normalizon ekuilibrat e florës bakteriale në sistemin tretës.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress