Ditëve të fundit ka bërë bërë bujë të madhe çështja e uljes së numrit të vizitorëve nga Kosova për në plazhet shqiptare, shkruan Arbëria TV.
Reagime të shumëta ka pasur si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, disa e mohonin se është ulur numri, e disa të tjerë ua lënë fajin çmimeve të larta, e sidomos në plazhet e jugut të Shqipërisë.
Ndërkaq sot, një qytetarë nga Kosova i cili zhvillon biznesin e tij në Shqipëri ka reaguar rreth një postimi të JOQ Albania, pasi të njëjtit kanë publikuar një faturë të një produkti në lokalin e biznesmenit nga Kosova, Atdhe Islami.
“5000 lekë byreku me gjizë në Dhërmi” shkruan në fotografinë e tyre.
Islami më pas erdhi me reagim duke shkruar se kjo është propagandë e mediumit JOQ Albania, dhe të njëjtin po mundohen që ta ulin imazhin e familjes së tij dhe biznesin të cilin ata vetë e kanë krijuar.
“Ju lutem bëjeni share këtë postim ta kuptojnë të gjithë për këtë portal kriminal që po bën propaganda dhe po mundohet ta dëmtojë turizmin e jugut, ne nuk jemi byrektore jemi restaurant dhe byreku ynë nuk eshte byrek furre por byrek shtëpie që në kosovë i themi (pite), dhe nuk është një byrek por ështe racion me 3 pjes të bollshme, ne jemi te hapur per të gjith ata që duan ta percjellin procesin e gatimit”, shkruan Islami.
Sikur të mos mjaftontë fotografia me mbishkrim, Islami shkruan se të njëjtit i kanë telefonuar me numër privat duke i kërkuar lekë që mos ta bëjë këtë publikim.
Tutje, ai bëri me dije që mediumin do ta ndjekë edhe penalisht, duke falenderuar edhe vizitorët e tyre.
“Mua më moren ne telefon sot me numer privat te fshehur dhe me kerkuan lek mos ta postojnë ndoshta pse jam nga kosova por une jam shqiptarë dhe nuk e fus të gjithë Shqipërin në një thes, gjithsesi une do i ndjek me gjyq deri ne fund kete portal qe mundohen ta ulin imazhin e biznesit qe e kemi ngrit une dhe familja ime me ndjers dhe me mund, falenderoj të gjithë klientët që na vizitojnë dhe na japin komplimente sikur për cilësi ashtu dhe për cmime, ju uroj shendet dhe gezime dhe ju lutem mos bjerni viktima per interesa personale te portaleve”, tha ai.
Postimi i plotë: