Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Me këngën ‘Due vite’, Mengoni u shpall fitues i festivalit të Sanremos

Me këngën ‘Due vite’, Mengoni u shpall fitues i festivalit të Sanremos

Me këngën “Due vite” (Dy jetë), Marco Mengoni është shpallur fituesi i edicionit të 73-të të festivalit të Sanremos.

Nga 28 artistët konkurrentë, në vendin e dytë është renditur Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Marco Mengoni me këngën ‘Due Vite’ do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion 2023, që do të mbahet në Liverpool.

Marco Mengoni ia ka kushtuar çmimin këngëtareve femra, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk është nonimuar në pesëshen finale.

Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha femrave që morën pjesë në festival. Pesë djem dolën në finale dhe kështu mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artisteve që sollën pjesë të mrekullueshme në këtë skenë“, ka thënë ai pas ndarjes së çmimeve, shkruan Rtsh

Përveç kurorëzimit fitues të përgjithshëm, Mengoni është nderuar edhe me çmimin “Giancarlo Bigazzi”, për kompozimin më të mirë muzikor.

Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me ‘L’essenziale’.

/TV Arbëria

Powered by WordPress