Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ‘‘Më kanë shty terminin, me i thonë zemrës mos puno deri në mars tash’’ Qytetarët të pakënaqur me shëndetësinë në Kosovë – VIDEO

‘‘Më kanë shty terminin, me i thonë zemrës mos puno deri në mars tash’’ Qytetarët të pakënaqur me shëndetësinë në Kosovë – VIDEO

TV Arbëria ka realizuar një anketë me qytetarët në kryeqytet, lidhur me shërbimet shëndetësore që kryehen në Kosovë.

Qytetarët për kamerën e TV Arbëria kanë shprehur përvojat e tyre të përditshme, lidhur me trajtimet që ju është dashur t’i marrin nëpër qendra të ndryshme të shëndetit.

Njëri nga qytetarët ka thënë se ka pasur një rast që e kanë kafshuar qentë endacakë, dhe i është dashur që të pres për një kohë të gjatë për të kryer trajtimet shëndetësore.

“Mu për veti më ka ra me prit shumë, më kanë sulmu qentë në lagjen Bregu i Diellit, edhe nuk kom mujt me u trajtu për një kohë pak të gjatë, tu e konsideru që jom kanë me gjakderdhje”, është shprehur qytetari.

“Deri diku mirë por jo bash mirë, se po duhet me prit shumë. Tash e caktova një termin për muajin mars, prej tash me u kontrollu në muajin mars”, ka thënë një qytetarë tjetër për TV Arbëria.

VIDEO: