Një shofer kamioni nga Indiana në SHBA ka mbetur i ngujuar në kamionin e tij për plotë gjashtë ditës, pasi pësoi një aksident trafiku.
Megjithatë atë e gjetën krejt rastësisht dy peshkatarë. Bëhet fjalë për Mario Garcia dhe dhëndrin e tij Nivardo De la Torre të cilët derisa po prisnin gratë e tyre, gjetën pak kohë të lirë për peshkim, u tha nga policia.
Aty hasën në Mattheë Reum, 27-vjeç, kamioni i të cilit kishte dalë nga rruga gjatë natës së 20 dhjetorit, transmeton Telegrafi.
Reumit i është amputuar njëra këmbë në spital dhe tani është në repartin e kujdesit intensiv.
Garcia kishte parë kamionin e shkatërruar dhe “air-bagun” që kishte shpërthyer. Duke iu afruar mjetit motorit panë Reumin i cili për fat ishte ende i vetëdijshëm. Tha se kishte ngecur brenda kabinës nën një urë.
“Kishte tentuar të bërtet, por askush nuk e kishte dëgjuar. Ishte qetë, dëgjoja vetëm ujin duke rrjedhur”, kujton momentin Garcia siç ia kishte shpjeguar ngjarjen Reumi.
Reum është saldues i cili për gjashtë ditë nuk kishte ushqim në automjetin e tij. Mbijetoi duke pirë ujë shiu, thotë policia.
Peshkatarët po të mos e kishin gjetur ai me gjasë sot nuk do të ishte gjallë, është thënë nga policia në Indiana.
/TV Arbëria