Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga personi me emrin Vudi Xhymshiti, ku pretendohet se ajo është takuar me Skënder Llugiqin, personin që u arrestua dje pasi kërcënoi Ramush Haradinajn.
Ajo ka paralajmëruar se rastin do ta denoncojë në organet e drejtësisë.
“Të nderuar qytetarë, se ku ka arritur poshtërsia e këtij pushteti po e dëshmoj tani. Me inteligjencë artificiale e postuar nga Vudi Xhymshiti në rrjete sociale, se gjoja unë kam takuar Skender Llugiqin, personin që ka kërcënuar komandantin Ramush Haradinaj. Kjo nuk qëndron dhe është e pavërtetë. Personin në fjalë do ta denoncoj dhe le të merren organet e drejtësisë me të. Jeni në rënie të lirë, kësaj radhe u ka dalë fytyra e vërtet”, shkroi ajo.