Ish-kryeministri britanik, Tony Blair do të vijë në Kosovë më 10 qershor.
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, ish-kryeministri britanik do të jetë në Kosovë javën e ardhshme.
Blair pritet t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.
Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, qyteti i Ferizajt, në Ditën e Çlirimit, do ta përurojë shtatoren e Tony Blair.