Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Me ceremoni, Maqedonci pritet në takim nga homologu shqiptar

Me ceremoni, Maqedonci pritet në takim nga homologu shqiptar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu shqiptar, Pirro Vengu.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Maqedonci e Vengu kanë diskutuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të arsimit ushtarak.

“Të dy ministrat pohuan se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa u theksua për mundësinë e rritjes së numrit për studentët dhe oficerët e FSK-së në institucionet e edukimit ushtarak të Shqipërisë, si dhe do të mbështetjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë edhe në fushën e emergjencave civile. Gjithashtu, u theksua vazhdimi i mbështetjes së Shqipërisë në aspiratat e Kosovës për integrim në familjen euro-atlantike”, thuhet në njoftim.