Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Më 25 tetor mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë, në shumën prej 25 milionë euro

Më 25 tetor mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë, në shumën prej 25 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 tetor 2023 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2023.

Në njoftim bëhet e ditur se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress