Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Më 19 nëntor protestë para Drejtorisë së KEK-ut, punëtorët kërkojnë rritje pagash

Më 19 nëntor protestë para Drejtorisë së KEK-ut, punëtorët kërkojnë rritje pagash

Sindikata e Re – KEK ka njoftuar se më 19 nëntor 2026 do të organizojë protestë para Drejtorisë së KEK-ut, në objektin TOSKAN, në Prishtinë.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00, ndërsa kërkesat kryesore të punëtorëve janë ngritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Përmes njoftimit, sindikata ka ftuar punëtorët që të marrin pjesë masivisht në protestë, duke theksuar se kërkesat do të mbeten të njëjta deri në realizimin e tyre.