Samsung do të mbajë eventin e radhës Galaxy Unpacked në më pak se një muaj, dhe do të prezantojë serinë e re të pajisjeve Galaxy S24.
‘Tipsteri’ i njohur Evan Blass ka publikuar materiale për serinë Galaxy S24, e cila do të prezantohet më 17 janar në orën 19:00.
Kohëmatësi i numërimit mbrapsht përfshin gjithashtu një ‘teaser’ për Galaxy AI, që është përgjigja e Samsung për ChatGPT dhe Google Bard. Shitjet priten në fillim të shkurtit.
Materiali konfirmon shumicën e informacionit të mëparshëm në lidhje me specifikimet. Galaxy S24 do të ketë një ekran 6.2 inç Dynamic AMOLED 2X me rezolucion FHD+ dhe një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, ndërsa ndriçimi maksimal i tij do të jetë 2600 nits.
Modeli Galaxy S24 Plus do të përdorë një ekran pak më të madh 6.7 inç me rezolucion QHD+, ndërsa Galaxy S24 Ultra do të ketë një panel 6.8 inç.
Modelet Galaxy S24 dhe S24 Plus do të kenë një kornizë Armor Aluminium 2.0, dhe modeli Ultra është i rezervuar për një kornizë të re të përmirësuar Titanium.
/TV Arbëria