Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Më 14 shkurt 1944 në Pejë u lind Faruk Begolli

Më 14 shkurt 1944 në Pejë u lind Faruk Begolli

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jugosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë.

Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Begolli luajti në më shumë se 60 filma. Në fund të viteve 1980, Begolli u kthye nga Beogradi në Kosovë, ku punoi si profesor në Fakultetin e Dramës të Universitetit të Prishtinës.

Roli i fundit kryesor i Faruk Begollit ishte në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ (1997) të Ekrem Kryeziut. Paraqitet për herë të fundit në filmin e shkurtër ’10 Minuta’ (2004) të regjisorit Burim Haliti.

Faruk Begolli ndërroi jetë më 23 gusht 2007, pas një beteje të gjatë me kancerin

/TV Arbëria

Powered by WordPress