Ministria e Drejtësisë ka njoftuar kandidatët që kanë aplikuar për Provimin e Jurisprudencës për afatin e nëntorit 2026 për datat, orarin dhe vendin ku do të mbahet pjesa me shkrim e provimit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, provimi nga lënda E Drejta Civile do të mbahet më 21 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa provimi nga lënda E Drejta Penale do të mbahet më 22 nëntor, po ashtu nga ora 10:00.
Të dy provimet do të zgjasin nga katër orë.
Kandidatët obligohen të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 08:00, ndërsa provimi do të mbahet në kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në rrugën “Ukshin Kovaçica”.
Ky afat vlen si për kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit me shkrim më 21 dhe 22 nëntor, ashtu edhe për ata që kanë mbetur në riprovim.