Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > MD angazhon tri konsulente për nevoja të Avokaturës Shtetërore, secila shpërblehet me kontratë në vlerë rreth 14 mijë euro

MD angazhon tri konsulente për nevoja të Avokaturës Shtetërore, secila shpërblehet me kontratë në vlerë rreth 14 mijë euro

Ministria e Drejtësisë në krye me Albulena Haxhiun ka angazhuar tri konsulente individuale për nevoja të Avokaturës Shtetërore.

Konsulentet e angazhuara janë Albionë Mehmeti, Laureta Elshani dhe Berna Gashi. Mehmetin dhe Elshani kanë nënshkruar kontrata në vlerë prej 14 mijë e 400 euro, derisa Gashin në vlerë 14 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj apo dy vite.

Kualifikimet e kërkuara për këto pozita kanë qenë diploma universitare nga fusha e drejtësisë dhe së paku një vit përvojë pune.