Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në Zallç të Istog

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në Zallç të Istog

Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut.

Këtë e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

I njëjti shtoi se janë njoftuar për rastin në fjalë rreth orës 19:40.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq”.

“Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi  ka theksuar se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori.