Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbyllja e qeverisë në SHBA ndikon te ambasada në Kosovë: shërbimet e pasaportave dhe vizave do të jetë “sipas mundësive”

Mbyllja e qeverisë në SHBA ndikon te ambasada në Kosovë: shërbimet e pasaportave dhe vizave do të jetë “sipas mundësive”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një postimi për kufizimin e shërbimeve, pas dështimit të miratimit të buxhetit të qeverisë amerikane.

Sipas njoftimit të tyre, është bërë me dije se shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për në ShBA, ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë “sipas mundësive”.

“Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në reagim