Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mbyllet votimi në Himarë, KQZ zbulon kur do të nisë numërimi i votave

Mbyllet votimi në Himarë, KQZ zbulon kur do të nisë numërimi i votave

Pas mbylljes së 36 qendrave të votimit në Himarë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit ka qenë i qetë.

“Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë. Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit”.

Sipas informacioneve paraprake të KQZ, nga të dhënat e raportuara rezulton se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 36.9%.

Sa i përket nisjes së procesit të numërimit, KQZ sqaron se do të startojë sapo të dorëzohet edhe kutia e fundit në KZAZ e qytetit.