Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbyllet përkohësisht rruga “RR Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë

Mbyllet përkohësisht rruga “RR Vicianum” në lagjen Arbëria në Prishtinë

Nga nesër, më 7 maj, në lagjen Arbëria do të nisin punimet për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti në rrugën “RR Vicianum”.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve, deri më 12 maj 2026, për shkak të punimeve.

Komuna u bëri thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të kenë mirëkuptim për pengesat e përkohshme në qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!