Me propozimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të mërkurën është mbyllur për publikun seanca fillestare ndaj të akuzuarit Z.N., për krime lufte kundër popullsisë civile.
Prokuroja speciale, Florije Shamolli-Salihu, propozoi që gjykimi të jetë i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe po ashtu ajo tha se edhe në aktakuzë është propozuar që gjykimi të jetë me dyer të mbyllura.
Për propozimin e tillë, mbrojtësi i të akuzuarit Z.N., avokati Millosh Deleviq, tha se ia lë në diskrecion gjykatës që të vendos, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më pas, gjykatësja e rastit Violeta Namani aprovoi propozimin e prokurores Shamolli-Salihu, e cila mbylljen e kësaj seance e bazoi në nenin 289 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 3 pika 3.2 për shkak të mbrojtjes së jetës personale ose familjare të të akuzuarit.
Gjyqtarja tha se zbulimi i identitetit të të akuzuarit bart edhe pasoja.
Ndryshe, në fillim të seancës, gjykatësja Namani bëri të ditur se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 26 gusht 2024, Z.N akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal Jogosllav, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143 paragrafi 1, nën paragrafi 1.6 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,